Çmenduri të tillë ndoshta nuk keni pare ndonjëherë! Një person i cilësuar si “Spider-Man francez” ka ngjitur me këmbë një ndërtesë 85 metra të lartë në qytetin La Défense në Francë. I quajtur Alain Robert, 56 vjeçari e bëri këtë gjë për të mbledhur fonde të nevojshme që të shpëtojë katedralen e “Notre Dame” e cila po shkatërrohet. Ai e ngjiti ndërtesën Engie duke u mbajtur pas fasadës horizontale të saj.
Para se të bënte ngjitjen ai është shprehur se dëshironte që të ndihmonte në financimin për të rinovuar Notre Dame dhe shpresonte që edhe të tjerët ta bënin këtë. Kryepeshkopi i Parisit është në kërkim të mbledhjes së 100 milionë Eurove për të shpëtuar harqet gotike të cilat po thërrmohen, për shkak të ndryshimeve klimatike.
Rreth 14 milionë njerëz e vizitojnë çdo vit monumentin parizien të ndërtuar që në fillim të shekullit të XII-të. Robert u arrestua nga polica pasi zbriti nga ndërtesa. 56 vjeçari ka ngjitur edhe më parë ndërtesa të larta si Urën në Sanfraciskos, ndërtesën në Burj al Khalifa në Dubai etj.