SPGM e dënoi sulmin verbal ndaj gazetarit të Alsat-M

8

Shkup, 1 qershor  – Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial në mënyrë të ashpër e dënon sjelljen e dhunshme dhe primitive  të anëtarit të Bordit Drejtues të Klasterit për tekstil Sashko Stanoevski ndaj gazetarit të Televizionit Alsat-M, Ile Petreski në konferencën për shtyp në momentin kur ai ka parashtruar pyetje legjitime gazetareske.

“Për fat të keq, sërish patëm mundësi të dëshmojmë për trajtim të tillë me ekipe gazetareske të ekspozuara kur parashtrojnë pyetje deri te ata të cilët veten e përjetojnë ose kanë trajnim të sundimtarëve”, thuhet në reagimin e sindikatës.

SPGM përkujton se  konferencat për shtyp nuk janë poligon i keqtrajtimeve dhe fyerjeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve medial,  por vend prej ku përfaqësuesit e Klasterit përmes komunikimit me ekipet gazetareske  i drejtohen opinionit.

“Prej atje, sjelljen që anëtari i Bordit Drejtues të Klasterit për tekstil Sasho  Stanoevski e demonstron ndaj kolegut Petreski flet për sjelljen e tyre dhe respektimin e opinionit të cilit i drejtohen si dhe për paaftësinë e tyre të përgjigjen në pyetje legjitime të cilat pikërisht përmes gazetarëve opinioni do t’ua parashtronte”, shtohet në reagim.

SPGM kërkon nga Klasteri për tekstil në aktivitetet e tij dhe shërbimet citon edhe trajnime për anëtarët e tij të përkushtohet në edukimin e tyre për liri të shprehjes, interesin publik dhe përgjegjësinë e korrporative, si dhe kërkim falje  deri te kolegu Petreski i TV Alsat-M.

Si sindikatë SPGM  apelon deri te institucionet kompetente t’i përforcojnë kontrollet inspektuese  në fabrikat e tekstilit, sepse sjellja e pronarëve ndaj gazetarëve tregon për rrezik real se të punësuarit në ato fabrika janë të ekspozuar në mobing serioz dhe frikësim.

“Nëse dikush nuk e ka problem të jetë i dhunshëm para kamerave,  nuk është e rëndë të supozohet se si sillet ndaj atyre që për shkak të natyrës së punëve  i janë nënshtruar, ndërsa ata janë punëtorët e tekstilit për të cilët ekzistojnë indikacione serioze se punojnë  në kushte  jonjerëzore  dhe eksploatuese”. shton SPGM.

Apelon deri te kolegët gazetarë  të jenë të zgjuar  në njohjen  e nevojës për mbrojtje  të dinjitetit  profesional gjithmonë kur dëshmohet për sulm verbal ose fizik të kolegut të tyre dhe të tregojnë solidaritet me bojkot dhe lëshimin e konferencës për shtyp.

“Politikat redaktuese dhe mediale ndërrohen, por përkatësia e profesionit, besimi i opinionit dhe përkrahja e kolegëve janë vlera konstante  të cilat duhet të jenë prioritet për gazetarët dhe punonjësit medial”, shton SGPM.

Comments are closed.