Shkup, 5 korrik – Dezinsektimi me aeroplanë kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit do të realizohet gjatë fundjavës, më 7 dhe 8 korrik, në orët e hershme të mëngjesit, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Përderisa kushtet e motit nuk e realizojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të kryhet ditën e parë në vijim kur kushtet do të jenë më të përshtatshme, në terminin e njëjtë.
Nga Qyteti i Shkupit apelojnë deri te bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.