Shkup, 3 shtator – Qyteti i Shkupit njoftoi se më 5 shtator (e enjte) dhe më 6 shtator (e premte) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet faza e pestë e dezinfektimit ajror kundër mushkonjave, në zonën e qytetit.
Faza e pestë e dezinfektimit kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit, do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfundojë deri më 14 shtator, në periudhën prej orës 23 e deri në orën 4, ditën e ardhshme. Nëse kushte kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ai do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur kushte kohore do të jenë të volitshme, në terminin e njëjtë, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit u bëjnë thirrje bletarëve në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.