Sipas mediave izraelite, organizatorët e Këngës së Evrovizionit që do të mbahet në këtë vend, po negociojnë me emrat më të mëdhenj të skenës botërore të muzikës në lidhje me performancën në këtë festival.
Veçanërisht e këndshme është informacioni se mbretëresha e muzikës pop Madonna pranoi të paraqitej në edicionin e 64 të Evrovizionit, transmeton KosovaPress.“Madonna pranoi ofertën për Eurosong në parim, por ata ende nuk kanë rënë dakord se sa do të paguhet për honorar”, transmetojnë mediat izraelite.
Organizatorët po përgatisin një spektakël të vërtetë dhe kanë kontaktuar yje të mëdhenj si Elton John dhe grupi “Coldplay”. Në pjesën reviale të programit muzikor, do të paraqitet edhe fituesja e vitit të kaluar dhe përfaqësuesja e Izraelit në Eurosong 2018, Neta.