Një Inter me dy fytyra. Zikaltërit kanë bërë mrekullinë në San Siro duke mposhtur 3-2 me përmbysje Milanin, shkruan Albeu.com, përcjellë gazeta Koha.
Në fakt pjesa e parë rezultoi e hidhur për skuadrën e Contes teksa e mbyllën me disavantazhin e dy golave teksa Rebic dhe Ibrahimovic tundën rrjetën brenda 5 minutave.
Ndërkohë në pjesën e dytë të besuarit e Contes e nisën furishëm duke shënuar dy gola në 3 minuta.
Fillimisht Brozovic me një goditje dënimi e më pas Vecino brenda zonës. Por zikaltërit nuk u dorëzuan dhe besuan te përmbysja e madhe.
Ishte De Vrij ai i cili tundi rrjetën me kokë pas një topi të ardhur nga këndi, ndërsa në shtesë shënoi dhe Lukaku.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e parë me 54 po aq sa ka dhe Juventusi, ndërsa Milani mbetet në vendin e 10 me 32 pikë.