Spektakël në “Olimpiko”, djali i propozon të dashurës martesë (VIDEO)

Që Roma është një qytet romantik, për këtë nuk ka dyshime, ashtu sikurse nuk ka dyshime edhe për dashurinë që ka ky vend për futbollin. Gjëja më e bukur është kur këto dy dashuri bëhen bashkë. Dhe kjo ka ndodhur sot pasdite, përpara fillimit të ndeshjes Roma- Spal. “Stadium Olimpik” u shndërrua në arenën e dashurisë, ku një djalosh i quajtur Romain, me origjinë nga Franca, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Elodie.

Një skenë klasike; ai në gjunjë, ajo duke qarë nga gëzimi, unaza me diamant dhe një puthje pasiononte; një skenar shumë i njohur, por shumë i bukur sa herë që e shohim. Djaloshi kishte arritur që të arrinte të gjente bashkëpunimin me drejtuesit e stadiumit dhe për disa minuta tifozët e “harruan” se kishin ardhur aty për të parë një ndeshje.