Liverpooli e ka shkatërruar Romën duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-2. Të besuarit e Jurgen Klopp nuk e nisëm mirë takimin, pasi Roma e vuri në vështirësi me formacionin 3-4-3 dhe lojën e bazuar në krahë. Roma kishte rast të mirë me Kolarov pas një gjuajtje të fortë nga distanca ku u godit edhe shtylla. Liverpooli vjen me dy raste të mira më Sadio Mane, por që nuk arrin të shënon. Minuta e 36-të e sjell në skenë Mohamed Salahin. Sulmuesi egjiptian pranon një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0. Roma hapet në këta minuta, por që lë hapësira prapa. Firmino merr një top në mes të fushës dhe asiston për Salah, i cili i vetëm me Alisson shënon për 2-0. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.
Pjesa e dytë kishte rezervuar pesë gola. Liverpooli shënoi golin e tretë me Sane, pas një pasimi të Salah. Salah ishte asistues edhe te goli i katërt kur pasoi për Firminon që në portën e zbrazët shënoi për 4-0. Firmino shënoi për 5-0 pas disa minutash. Roma u ngjall në 10-të mintuat e fundit. Fillimisht shënoi Dzeko pas një pranimi të topit në zonë për 5-1. Romakët fituan edhe një penallti që u shndërrua në gol nga Perotti. Roma ka pak gjasa që ta kthej këtë rezultat, por duke parë ndeshjen me Barcelonën, gjithçka mbetet e hapur.
https://www.youtube.com/watch?v=RPY0-4JnvAY