Shkup, 7 shkurt – Dy dëshmitarë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të enjten i kanë dhënë kahje tjetër lëndës “Tortura”, duke dëshmuar të kundërtën e asaj që e kanë dëshmuar në procedurën paraprake, mëson PlusInfo, raporton KOHA.
I pari, i punësuar në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB), i cili nga ana e PSP-së është ftuar si dëshmitarë në lëndën “Tortura”, me dëshminë e dhënë para gjyqit praktikisht e ka përmbysur të gjithë lëndën për kinse tortur gjatë arrestimit të ish-ministrit, ndërsa tani këshilltarë qeveritar, Lube Boshkovski, thonë burimet në fjalë, transmeton KOHA.
Zyrtari policor, nën betim, në seancën gjyqësor të së enjtes ka deklaruar se në radio-lidhje ka dëgjuar thirrje nga kolegu i tij se i dyshuari i atëhershëm Boshkovski është bërë “shurdhë” ndaj urdhërit policor “Ndal policia” dhe ka tentuar që të ik. Dëshmitari në dëshminë e tij ka theksuar se në momentin kur ka ardhur në vendin e ngjarjes, nuk ka parë asgjë nga ajo për të cilën ngarkohen të akuzuarit.
Prokurori Lubomir Llape, i “zemëruar” nga dëshmia kontradiktore e dëshmitarit të PSP-së, e ka pyetur nëse e flet të vërtetën para gjyqit, apo atëherë kur ka qenë i ftuar të dëshmojë në PSP, pas çka ka pasuar edhe një “dush i ftohët” për PSP-në. Dëshmitari nën betim ka vërtetuar se dëshmia e së enjtës është e vërtet në tërësi, ndërsa deklaratën e dhënë në procedurë parahetimore ka qenë e dhënë nën ndikimin e presionit nga më shumë njerëz.
Siç dëshmoi dëshmitari, ende është në presion konstant që të jep dëshmi e cila do të jetë në favor të aktakuzës dhe se për këtë qëllim ai është sistematizuar në tre vede të ndryshme të punës. Dëshmitari në seancën e së enjtës gjyqësore nuk ka dashur të tregon se kush i ka bërë presion që të jap dëshmi të rrejshme para PSP-së.
Dëshmitari i dytë, gjithashtu para gjyqit ka dhënë deklaratë ndryshe nga dëshmia e dhënë në procedurë paraprake, por pa akcentuar se atëherë dëshminë e ka dhënë nën ndikimin apo presionin e një pale të tretë.
Me seancësn e së enjtes, thonë burime të PlusInfo-s, praktikisht ka “falimentuar” lënda “Tortura”, në të cilën PSP i ngarkon të akuzuarit se kanë tejkaluar kompetencat gjatë arrestimit të Lube Boshkovskit, duke marrë parasysh faktin se edhe nga ana e avokatit të tij të atëhershëm Lubomir Mihajllovski – Xhango, praktikisht nuk është paraqitur asnjë ankesë, e as ndonjë vërejtje për mënyrën se si ka vepruar policia. Seanca e radhës e lëndës “Tortura” është caktuar për 28 shkurt. (koha.mk)