Dihet se duke ngrënë pakës ushqim djegës shton apetitin. Por tani disa shkencëtarët thonë se specat djegës kanë edhe më shumë të mira shëndetësore, madje mund të ngadalësojnë kancerin. Testet kanë sugjeruar se ‘capsaici’, përbërësi që i bën specat djegës mund të ndalojë rritjen e sëmundjeve.
Hulumtuesit nga Universiteti Marshall në Virginian perëndimore, kanë ekzaminuar efektet e ‘capasaicit’ në tre lloje të kancerit në laboratorin e tyre. Ekipi i shkencëtarëve ka zbuluar se ky përbërës ka ndaluar shpërndarjen në hapat e parë të kancerit të njohur si metastasis. Në testet e tyre, në minjtë që kanë kancer metastasis e që kanë konsumuar ‘capsaicin’ kanë pasur një zonë të vogël të kancerit agresiv.
Ata më tej kanë zbuluar se ‘capsaici’ (përbërësi që gjendet në specat djegës) ka ndaluar shpërndarjen e kancerit metastasis duke bllokuar një proteinë e cila luan një rol të madh në rritjen e qelizave, i quajtur Src. Këto zbulime janë prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Patologjinë Hetuese në Orlando të Floridas.