Tetovë, 13 nëntor – Sektori për punë të brendshme Tetovë këtë javë ka filluar me implementim praktik të projektit parandalues-edukativ “Shkolla të sigurta për bashkëjetesë ndëretnike”, bartë i të cilit është Sektori për parandalim, ndërsa i cili realizohet disa vite mbrapa. Projekti planifikohet të zbatohet një muaj dhe qëllimi i tij është të kontribuojë për parandalimin e incidenteve në shkolla dhe për përforcim të besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunim të nxënësve nga dallimi i përkatësisë etnike dhe tjetër, njofton KOHA.
“Nxënësit e vitit të parë të arsimit të mesëm gjithashtu, përmes prezantimeve interaktive që do t’i mbajnë nëpunës policor të trajnuara profesionalisht, do të njihen edhe me implikimet ligjore të cilat kanë të bëjnë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe në dukuri të tjera devijuese. Në suaza të këtyre aktiviteteve të nxënësve do t’u prezantohen edhe vlerat themelore të tolerancës, rëndësisë së saj dhe format dhe mënyrat për afirmim dhe avancim më të gjerë, jo vetëm në shkolla, por edhe në përgjithësi në bashkësinë lokale”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Me projektin gjithsej do të përfshihen mbi 2.500 nxënës të vitit të parë të shtatë shkollat të mesme e Tetovës dhe katër të Gostivarit, të cilët në ligjërata të posaçme më afër do të njihen me pasojat negative personale dhe shoqërore nga shkaktimi dhe pjesëmarrja në prishjen e rendit dhe qetësisë publike në dhe rreth shkollave. (koha.mk)