Tetovë, 28 shkurt – Sektori për punë të brendshme Tetovë filloi me realizim praktik të një projekti të ri parandalues-edukativ të titulluar “Mos u bë viktimë e rrjeteve sociale-surfo sigurt”. Projektin e zbaton Sektori për parandalim, ndërsa target grup janë nxënësit e shkollave fillore.
“Në kuadër të projektit, që planifikohet të zgjat deri në fund të muajit të ardhshëm, janë parashikuar ligjërata të posaçme në shkollat, në të cilat nxënësve do t’iu sqarohet si dhe me kë të komunikojnë në rrjetet sociale, e ato të mos keqpërdoren, por edhe do t’u këshillohet të jenë maksimalisht të kujdesshëm në komunikim. Krahas kësaj, nxënësve do t’u tregohet të mos dërgojnë fotografi të tyre dhe video materiale personave të panjohur dhe sidomos jo fotografi me përmbajtje eksplicite”, theksoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Me këtë projekt do të përfshihen mbi 3.500 nxënës të klasës së nëntë të shkollave fillore të rajonit Tetovë dhe Gostivar, të cilët përcjellin mësim në 200 paralele. Për zbatimin e tij janë angazhuar 20 efektivë të policisë të trajnuar paraprakisht.