Policia e Kumanovës i përgënjeshtron informacionet për rrëmbimin e një fëmije në qendrën e qytetit të Kumanovës, të cilat po përhapen në rrjetet sociale dhe apelon deri te të gjithë qytetarët të mos besojnë në lajme të rreme. Dje informacioni për tentimin e rrëmbimi të një fëmije u paraqit në një grup të rrjeteve sociale në Fejsbuk.
“Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë, ashpër i përgënjeshtron dezinformimet dhe gënjeshtar për rrëmbimin e një fëmije në qendrën e qytetit, më saktë në afërsi të kishës “Sh Nikolla’ që individë të papërgjegjshëm i përhapin në rrjetet sociale. Rast të tillë nuk ka në këtë vend, e as kudo qoftë në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë”, thuhet në kumtesën e SPB Kumanovë.(koha.mk)