Spastrimi i mijëra mësimdhënësve, policëve dhe nëpunësve publik, që vijoi pas përpjekjes për grusht shtet në Turqi në korrik është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe ligjet e Kushtetutës turke, kumtoi sot Komisioni Venecias. “Masat që i ndërmori Qeveria e tejkalojnë atë që është lejuar me Kushtetutën turke dhe me ligjet ndërkombëtare”, potencohet në kumtesën e Komisionit i Venecias. Në kumtesë shtohet se “metoda e pastrimit të aparatit shtetëror krijon përshtypje të fuqishme të arbitraritetit”.