Shkup, 5 maj – Zgjedhjet kaluan në një atmosferë korrekte dhe demokratike dhe qytetarët edhe njëherë e demonstruan pjekurinë dhe përgjegjësinë e tyre të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre, vlerësoi sonte ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski në konferencën për shtyp në MPB pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, raporton Koha.mk
Sipas tij, tri raste të fotografimit të fletëvotimit dhe katër për gjoja agjitim janë regjistruar nga policia gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të gjashta presidenciale në vendin tonë.
Siç bëri të ditur ministri Spasovski rasti i parë me fotografimin e fletëvotimit ka qenë në vendvotimin në fshatin Drugovë, Kërçovë, i dyti në vendvotimin në SHK “Kuzman Josfovski Pitu” në Shkup, ndërsa i treti në Negotinë.
“Kundër personave do të parashtrohet kallëzim përkatës, Është evidentuar edhe një rast në Negotinë ku një person gjatë votimit në njërin nga paravanët me stilolaps ka shkruar numër”, theksoi Spasovski.
Informoi se pas masave të ndërmarra për gjoja agjitim para vendvotimeve, policia ka konfirmuar se paraqitjet janë të pabaza.
Ministri tha se janë evidentuar edhe dy paraqitje për sjelljen e votuesve në mënyrë të organizuar gjatë në njërin rast për vendvotimin në Manastir është konfirmuar se paraqitja është e pabazë derisa megjithatë për rastin tjetër në Koçan po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.
Ministri u shprehu falënderim pjesëtarëve të MPB-së sepse me përgjegjësi i kanë kryer detyrat e tyre të punës dhe siç tha duke mundësuar që i gjithë procesi të zbatohet qetë dhe sigurt në pajtim me të gjitha rregullat ligjore. (koha.mk)