Shkup, 9 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot e vizitoi Qendrën për trajnim në Idrizovë ku nga shtatori realizohet trajnimi njëvjeçar teretik dhe praktik i 550 kandidatëve të rinj për nëpunës policorë nga klasa 2018/2019.
Duke përkujtuar se ka filluar procesi i gjerë i reformave në MPB, investimet në pjesën e pajisjes, në objekte, Spasovski potencoi se e tërë kjo do të jetë e kotë përderisa nuk ka kuadro reale të cilët do të jenë gati të bëhen policë siç dëshirojnë qytetarët.
Nga 550 kandidatët e rinj, për të cilët selektimi ka zgjatur më gjatë se zakonisht, siç informoi ministri Spasovski, pas përfundimit të trajnimit do të angazhohen me kontratë në MPB, vetëm 500 me sukses më të mirë.
Ai informoi se së bashku punojnë me profesorët në Qendrën për trajnim, si dhe me Fakultetin për siguri me qëllim, theksoi, që kandidatët t’i arrijnë aftësitë dhe kompetencat të cilat para së gjithash do të kontribuojnë që karriera e tyre e punës të jetë në interes të shtetit dhe në pritjet e qytetarëve të cilët i kanë. Përmes këtij investimi, vlerësoi ministri Spasovski, në përgjithësi në arsimin e vazhdueshëm të nëpunësve policorë në MPB të përmirësohet situata, të kthehet edhe më shumë besimi në këto institucione, por në plan të parë të rritet siguria e qytetarëve.
“Ne për fat të keq mund të konstatojmë se para një viti jemi përballur me diskontinuitet në procesin arsimor të nëpunësve policorë që rezultoi me mosndjekjen e rregullativës ligjore dhe gjatë sjelljes dhe veprimit ka pasur probleme adekuate të cilat në fund përfundojnë përmes ankesave dhe reagimit të kontrollit të brendshëm”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski.
Paralelisht, nënvizoi Spasovski, zbatohen trajnime edhe në njësite tjera të MPB-së.
“Për momentin ka trajnime edhe të nëpunësve policorë nga Sektori për sigurimin e personave dhe objekteve të veçanta dhe ato janë trajnime të veçanta të cilat i kalojnë këta kandidatë.Vijojnë trajnime edhe të kandidatëve të rinj të përzgjedhur përmes konkursit në internet dhe për Njësitet për detyra speciale dhe për sistemim të shpejtë, me qëllim që të arrijmë edhe numër më të madh dhe gatishmëri më të madhe të nëpunësve policorë. Duhet të ketë edhe freskim të këtyre njësiteve dhe do të vazhdojmë kështu edhe në të gjitha njësitet tjera”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Përmendi se në kuadër të procesit të referendumit është bërë trajnim i të gjithë nëpunësve policorë, ndërsa është përpunuar edhe doracaku i veçantë për atë si duhet të veprojnë nëpunësit policorë dhe për herë të parë para referendumit, doracaku u publikua edhe në formë elektronike.