Shkup, 6 shtator – Vetingu në MPB do të jetë transparent, do të bëjë seleksionim dhe do t’i veçojë pjesëtarët e ndershëm nga një grup i vogël i njerëzve që rrënojnë besimin e MPB-së për interesa të tij personale, të biznesit, paralajmëroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në intervistën për MIA-n. Disa nga pjesëtarët e MPB-së kanë pronë që mund të krahasohet me atë të biznesmenëve të suksesshëm. Grupi i punës deri më 1 tetor do të dorëzojë një plan dhe kritere sipas të cilave zbatohet procesi. Ai mohon se procesi të përdoret për konfrontim politik me ata që mendojnë ndryshe. Duhet të vendoset një sistem me të cilin do të mbrohen interesat e shtetit dhe qytetarëve, t’i jepet fund avancimeve në karrierë me arsim joformal, keqpërdorime të autorizimeve për interesa personal.
Lidhur me rastin “Reket”, Spasovski thotë se punohet intensivisht sipas urdhrave të Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar për zbardhjen e plotë të rastit. – Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, tha Spasovski, duke siguruar që rasti do të qartësohet deri në fund, ndërsa ata që janë të involvuar do të nxirren para drejtësisë.
Lidhur me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, Spasovski thotë se do të jetë një shërbim modern, efikas, efektiv që do të mbrojë rendin kushtetues të shtetit.
Para do kohë u mbajt takimi i parë i grupit të punës që duhet të krijojë kornizën për fillimin e procesit të vetingut në MPB. A keni filluar të identifikoni modelin konkret për zbatimin e procesit, a keni përgatitur një plan plan dhe çfarë do të mbulojë ai?
– Ne, si Ministri e Brendshme, pas formimit të Qeverisë menjëherë në bazë të Planit të prioriteteve reformuese, kemi filluar një varg të proceseve reformuese në kuadër të Ministrisë së Brendshme me qëllim të ndërtimtn, forcimit të këtij sistemi, rritjes së kapaciteteve, rikthimin e besimit te qytetarët që ishte lëkundur lidhur me këtë Ministri dhe në këtë mënyrë të përmirësohet edhe gjendja e sigurisë.
E dini që kemi zbatuar një reformë në pjesën e sistemit të monitorimit të komunikimeve, e kemi përfunduar reformën në pjesën e shërbimeve të sigurisë, tashmë nga 1 shtatori funksionon Agjencia e re e Sigurisë Kombëtare jashtë MPB-së, ndërsa njëri prej proceseve më të rëndësishmt, do të thosha kyçe, është kontrolli i të gjithë të punësuarve në MPB.
Çfarë na motivon që ta bëjmë këtë proces si udhëheqje e MPB-së dhe pse kemi përgatitur praktikisht informacione për Qeverinë? Para së gjithash, meqë vëreheshin shumë mangësi në funksionimin e sistemit, edhe atë jo vetëm në MPB, por edhe në organet tjera të zbatimit të ligjit, organet gjyqësore, policinë financiare, DAP-in, Drejtorinë Doganore. Më së miri për shtetin është që të mund të bëjë kontrolle të tilla për të gjithë të punësuarit në këtë sektor. Mirëpo, MPB-ja tashmë ka filluar një proces të tillë. Pas informacionit nga Qeveria, u formua një grup pune që demonstron inkluzion, ashtu siç edhe duam që të jetë – të jetë transparent, të jetë inkluziv, në të cilin do të ketë besim të gjithë dhe në fund njerëzit e ndershëm, përgjegjshëm, të cilët punojnë me përkushtim në MPB dhe mbrojnë interesat e qytetarëve dhe shtetit, të jenë të vlerësuar vërtet pozitivisht, t’u jepet rëndësi, përderisa, nga ana tjetëe, për atë grup të vogël njerëzish, po ua përsëris grup të vogël njerëzish që janë në institucione, sidomos këtu në MPB, që komprometon edhe punën e të gjithë të tjerëve në MPB dhe rrënon besimin e Ministrisë, përmes procesit të një seleksionimi ose kontrolli të këtillë, të konstatohen të gjitha faktet e mundshme dhe përfundimisht të arrijmë deri te konstatimi për atë se kush duhet të jetë pjesë e MPB-së, kush duhet të punojë në këtë Ministri dhe t’i realizojë interesat e qytetarëve, e kush jo.
Qëllimi i grupit të punës është që deri më 1 tetor të dorëzojë një plan të kompletuar se si duhet të rrjedhë ky proces i kontrollit në Ministri. Pra, këto kontrolle duhet të japin mundësinë nëse dhe çfarë kornize ligjore duhet të harmonizohet, si duhet të rrjedhë i gjithë procesi i kontrolleve, cilat parametra duhet të merren parasysh dhe në bazë të kësaj të hartohet një plan veprimi dhe kritere se si duhet të realizohet gjithë ky proces. Kjo nuk do të thotë se ky Komision, i cili është formuar tani, gjegjësisht grup pune, tashmë ka filluar edhe konkretisht me kontrollin e të punësuarve, por kur të miratohet e gjithë kjo kornizë deri më 1 tetor, ne në bazë të kësaj do të planifikojmë rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve në pjesën e kontrollit. Është me rëndësi se ne duhet të veçojmë të ndershmit, të përgjegjshmit dhe të përkushtuarit, nga ata të cilëve gjithçka tjetër u është prioritet, përveç punës policore. Kam folur shumë herë deri tani, argumentet në favor të zbatimit të procesit të verifikimit janë diplomat e shumta të falsifikuara me të cilat jemi përballur, i kemi zbuluar gjatë punës tonë në këto dy vite, shumë procese në të cilat janë përfshirë nëpunës policor, ndërsa kanë të bëjnë me veprimtari kriminale, shumë gjëra që kanë interesa biznesi, ndërsa punojnë në kuadër të MPB-së. Duhet të shqyrtohen shumë të punësuar në MPB se si dhe në çfarë mënyre i kanë fituar pronat, nëse është keqpërdorur pozita e tyre, posti, etj. për shkak të asaj që unë e përmend se shumë oficerë policorë të cilët janë brenda ose të punësuar në MPB kanë krijuar pronë që mund të krahasohet absolutisht me pasuritë e biznesmenëve që me vite të tëra punojnë në këtë sektor. Kështu që, është shumë e rëndësishme nëse duam të kemi një sistem funksional, një sistem që do të mbrojë shtetin nga krimi, një sistem që do të kundërshtojë krimin dhe korrupsionin, të funksionoj me njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Që të keni një pasqyrë të plotë në një sistem të këtillë nuk është e nevojshme vetëm të keni teknologji të mirë informatike, të keni kushte të mira pune, të keni pajisje të mira për të punësuarit, më e rëndësishmja se të gjitha këto është të keni potencial të mirë kadrovik që mund t’i realizojë këto detyra.
Çfarë do të përfshijë kontrolli dhe nëse janë përcaktuar rregullat e qarta kush do të marrë në pyetje, çfarë do të kontrollohet. Ju e thatë, mes tjerash, edhe çfar nevojitet. Kush do ta zbatojë këtë, kush do të vendosë nga shkalla e dytë dhe si do të rrjedhin afatet?
– Unë e thash se ky grup pune ka për qëllim t’u përgjigjet të gjitha këtyre pyetjeve që ju tani i parashtruat. Të shohim se kush do ta zbatojë këtë, sa grupe pune do të formohen. Në praktikë, do të përdoren përvojat e vendeve anëtare të BE-së, vendeve fqinje që kanë kaluar një proces të tillë të kontrollimit të të punësuarve. Pra, është shumë e rëndësishme të përcaktohet se sa komisione kombëtare do të kemi, nëse do të kemi komisione në nivel lokal, çfarë do të përfshijë kontrolli, megjithëse në përgjithësi kontrolli duhet të përfshijë arsimin, gjendjen pronësore dhe integritetin policor, praktikish si kanë lëvizur të punësuarit në shërbim, nëse kanë procedura disiplinore, nëse ndaj tyre janë ngritur procedura tjera, penale juridike, etj. Pra, çdo spektër pyetjesh që prekin këto elemente duhet të jenë pjesë e këtij kontrolli. Mirëpo, unë ia lë këtë grupit të punës. Grupi i punës përbëhet prej njerëzve të MPB-së, bashkësisë akademike, të organizatave joqeveritare që kanë marrë pjesë në grupin e punës. E thashë se qëllimi ynë që procesi të jetë inkluziv dhe transparent dhe në atë mënyrë kur të vendoset ajo kornizë se si dhe në çfarë mënyre do të bëhen kontrollet, cilat do të jenë metodologjitë në bazë të të cilave do të bëhet rishikimi, cili do të ishte organi që do të vendosë në shkallën e dytë, nga gjithë ky zbatim i kontrolleve, për të gjitha këto ne do të njoftojmë opinionin.
A keni mekanizma kontrolli me të cilat do të ishte parandaluar ndonjë keqpërdorim aktual ose i ardhshëm i vetingut, pra me ata që mendojnë ndryshe. Opozita akuzoi në disa raste lidhur me personat të cilët janë pjesë e grupit të punës që e zbaton procesin dhe se gjithçka varet nga vendimet tuaja?
– Qëllimi i procesit të kontrollit është për arsye pragmatike, për arsye të forcimit të aftësive të kësaj Ministrie, forcimit të funksionimit të përgjithshëm të sistemit dhe Ministrisë dhe shtetit, për të mënjanuar të gjitha këto fenomene negative. E dini, kur qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të përballen me një problem me të cilin në fakt përballet secili nga ne me mënyrën se si funksionojnë disa njerëz të caktuar, shërbimet e MPB-së, secili prej nesh është i vetëdijshëm se duhet të ndryshojmë diçka. Edhe unë absolutisht nuk e shikojë gjithë këtë proces të kontrollit përmes prizmit të përkatësisë politike, etnike, fetare, etj., por thjesht tani është momenti kur duhet të përballemi me hajdutët, me kriminelët dhe nëse i kemi kriminelët dhe hajdutët në radhët tona ne këtë duhet ta bëjmë të qartë para syve të opinionit se nuk kemi ndërmend, gjegjësisht nuk kemi dëshirë të tolerojmë këdo që do të punonte për ndonjë interes të vetin, personal, partiak, politik, afarist, etj., por duhet ta bëjmë këtë në interes të qytetarëve. Pra, çdo konotacion i tillë që do të dëshironin të japin mundësi se ky proces do të ishte jo transparent, i motivuar politikisht, nuk është ashtu.
Përbërja e vetë grupit të punës, në të cilin janë përfshirë përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të SHBA-së, e gjithë këto garanton se duam të kemi proces objektiv. Në fakt, ne kishim edhe një seleksionim që tani u zbatua në Byronë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa kishte të bënte me kontrollimin e personave që duhet të transferohen në Agjencinë për Siguri Kombëtare. Kishim një proces të përsosur në të cilin në fund Komisioni që ishte për seleksionimin ose kontrollin e të punësuarve në të cilin kishim edhe dy deputetë edhe të pushtetit edhe opozitës në fund të gjithë procesi përfundoi me atë që të gjithë bashkërisht e kanë përcaktuar listën, janë nëshkruar dhe garantojnë për besueshmërinë e gjithë asaj që është përcaktuar. Kështu që, absolutisht konsideroj se as politika, as ndonjë aspekt tjetër nuk mund të kenë ndikim. Përkundrazi, vetëm kriteret që do të përcaktohen. Në bazë të atyre kritereve, do të miratohen rezultatet përfundimtare. Kështu që, absolutisht konsideroj se nuk ka asnjë mundësi ose, nga ana tjetër, nuk ka vend për çfarëdo shqetësimi as të punësuarve në MPB, as të opinionit më të gjerë. Thjeshtë, ky parim për të cilin konsideroj se kemi një mbështetje të madhe në opinion për të treguar përfundimisht se nuk mund të punohet dhe të avancohet në MPB me një diplomë të falsifikuar, nuk mundet me një arsim të papërfunduar të merrni fatet e njerëzve në duart tuaja, se nuk mund të veproni brenda kompetencave të policisë për shkak të biznes interesit dhe të realizoni biznes interesat tuaja dhe nuk mundet politika të krijojë mënyrën e punës së MPB-së, por kjo mund të jetë një sistem i ndërtuar që do të funksionojë për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët.
Ju përmendët Agjencinë, cilat janë kompetencat, ky është një organ i pavarur dhe nëse është mënjanuar tërësisht rreziku i keqpërdorimit, gjegjësisht përgjimit?
– Pra, këto janë dy gjëra. Agjencia e Sigurisë Kombëtare, thash se ne kemi bërë reforma në sistemin e përgjimit të komunikimeve dhe pikërisht gjatë reformës së sistemit të ndjekjes së komunikimeve kishte përmbushur rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë të kryesuar nga Rajhart Pribe, e kjo kishte të bëjë me atë se si të ndërtohet një sistem që do të parandalonte keqpërdorimin e sistemit të ndjekjes së komunikimeve, duke shkelur kështu të drejtat dhe liritë e njeriut. U formu një Agjenci e re Teknike Operative. Ajo funksionon nga 1 nëntori i vitit 2018, tashmë secili prej organeve kompetente për zbatimin e Ligjit, pra Byroja për Siguri Publike, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim deri më 1 Shtator, tani Agjencia për Siguri Kombëtare, Inteligjenca Ushtarake, Policia Financiare, Drejtoria Doganore, secili prej këtyre organeve ka të drejtë të ketë ndjekje të komunikimeve në bazë të një urdhri të lëshuar nga gjykata kompetente dhe me ndërmjetësimin e Agjencisë Teknike Operative, kështu që janë vendosur një varg mekanizmash të kontrollit që duhet absolutisht të garantojnë mënyrën e funksionimit të sistemit të ndjekjes së komunikimeve. Reforma e dytë ishte reforma e shërbimeve të sigurisë dhe pikërisht për shkak të kësaj e përzgjodhëm këtë model në të cilin do të formohet një Agjenci e re për Siguri që nuk do të jetë brenda MPB. Të punësuarit brenda nuk do të kenë autorizime policore, nuk do të flitet më ose nuk kemi mundësi të flasim për polici të fshehtë, e cila do të jetë në gjendje të ushtrojë aktivitete që lidhen me punët e policisë. Thjeshtë, u formua një Agjenci që duhet të jetë shërbim modern, efikas, efektiv, i cili duhet të mbrojë Maqedoninë, të mbrojë rendin kushtetues të vendit dhe të mbrojë nga krimi dhe korrupsioni. Kjo duhet të vendoset dhe kjo është bërë në atë mënyrë, është vendosur kështu si një Agjenci sipas të gjitha praktikave moderne evropiane që funksionojnë si në vendet përreth ashtu edhe në vendet anëtare të BE-së. Edhe unë absolutisht e vlerësoj rrjedhën e deritanishme të reformë si solide, siç rrjedhë e pritur e reformave, ndërsa pres që nga 1 shtatori tashmë Agjencia për Siguri Kombëtare edhe në praktikë të tregojë se parimet themelore janë mbrojtja e shtetit dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve.
Rasti “Reket” është aktual në opinion. Disa njerëz tashmë janë të dyshuar. A është duke ndërmarrë MPB-ja ndonjë veprim plotësues për këtë rast? Mbeti e hapur çështja e parave si ryshfet që u paraqitën në videot regjistrimet e publikuara, a keni njohuri se ku janë ato mjete?
– Ne, si Ministri e Brendshme, veprojmë sipas urdhrave të lëshuara nga Prokuroria Publike, pasi organ kompetent për zhvillimin e hetimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut është Prokurorit Publike. E sqaroj këtë meqë qytetarët shpesh konsiderojnë se MPB-ja është ajo që kryen hetimet. Ne punojmë vetëm në bazë të udhëzimeve që i japim. Pra, në fazën fillestare mblidhen informacionet. Të gjitha informacionet që i mbledhim i dorëzojmë në Prokurorinë Publike, pavarësisht se për cilën lëndë bëhet fjalë, tani nuk flas konkretisht për këtë rast dhe në bazë të kësaj fillohet procedura. Prej këtu e tutje, prokurori publik dikton të gjitha aktivitetet që janë në funksion. Dua të dini se punohet në mënyrë intensive nën urdhërat e PP-së për krimin e organizuar për të pastruar plotësisht rastin “Reket”. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin dhe tregoi se institucionet në Maqedoni kanë kapacitet serioz. Pra, as në këtë rast, e as në ndonjë rast tjetër, nuk ka asnjë mundësi për të mbrojtur dikë. Është e rëndësishme edhe ajo që institucionet të funksionojnë këtë mënyrë. Pra, janë duke u ndërmarrë një varg veprimesh për t’iu përgjigjur të gjitha çështjeve në hetim, por ju e dini që hetimi është në rrjedhë, po zhvillohet dhe ne nuk mund të ndajmë më shumë informacione në opinion. Mirëpo, një gjë është e sigurt, në të njëjtën kohë e siguroj opinionin që kjo çështje do të pastrohet plotësisht dhe se pavarësisht se kush është i përfshirë në një rast të tillë – qoftë ai person politik, a është ndonjë personazh publik apo qytetar i zakonshëm, dhe ka marrë pjesë në aktivitete të tilla do të sanksionohen plotësisht, do të nxirren para drejtësisë. Ky rast duhet të jetë një motiv edhe më i madh si për PP-në ashtu edhe për gjykatat që më në fund të qëndrojnë në mbrojtjen e interesave të këtij vendi, dhe më në fund të luftojnë së bashku krimin dhe korrupsionin. Prandaj unë i bëja thirrje PP-së për një kohë të gjatë të ndërmarrë masa serioze për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ky duhet të jetë një motiv shtesë për qytetarët që të lajmërojnë, të gjithë së bashku, për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Nëse deri para do kohë, deri para dy vjetësh, të gjithë luftuam së bashku kundër një regjimi autoritar, për të rivendosur lirinë, demokracinë, për të rivendosur lirinë e shprehjes, sot nuk mund të flasim më për këtë temë, sepse i kemi të gjitha në praktikë në Maqedoni. Mirëpo, tani është momenti për një luftë shumë të fortë efikase, efektive dhe joselektive, kundër krimit dhe korrupsionit. Tani është momenti për të bashkuar të gjithë edhe qytetarët dhe institucionet, njerëzit e ndershëm në këtë vend dhe të mposhtim krimin dhe strukturat kriminale në shtet.
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend? Në buletinet regjistrohen vazhdimisht sulme.
– Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e qëndrueshme, e qetë, nuk kemi asnjë indikacion për shkelje të sigurisë në asnjë aspekt dhe është një gjë e ndjekim në vazhdimësi të gjithë së bashku, edhe MPB-ja edhe Agjencinë për Siguri Kombëtare. Se ka ngjarje penale juridike që po ndodhin me ne, po ndodhin në Maqedoni, si dhe në çdo vend të botës. Sa për krahasim mund të themi se ne me të vërtetë jemi një shtet më i qetë, më i qëndrueshëm, më i sigurt dhe se duhet të përmirësojmë punën tonë sepse megjithatë siguria dhe stabiliteti i shtetit kontribuojnë edhe në sigurinë e rajonit. Mirëpo, edhe kjo është bazë për zhvillimin ekonomik. Vetëm në vende të qëndrueshme dhe të sigurta dikush dëshiron të investojë. Ne në këtë drejtim, e shihni se si rritet numri i investimeve të huaja, anëtarësimi në NATO-s i RMV-së është gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm që do të kontribuojë në stabilitetin, kështu që ne vazhdimisht përballemi me të gjitha ngjarjet që paraqiten. Është e vërtetë se kemi ngjarje të përditshme të cilat kanë të bëjnë me to, por nëse krahasojmë me të kaluarën, do të shohim që grabitjet janë zvogëluar, dhe vjedhjet e rënda janë duke u zvogëluar. Viti 2018 ishte një vit në të cilin kemi zbuluar 10 herë më shumë lëndë narkotike, trafik droge, sesa në vitet e kaluara. Kjo tendencë po rritet edhe në vitin 2019, kështu që presim që viti 2019 të jetë një vit në të cilin përsëri do të kemi efikasitet të mirë. Kemi një efikasitet të rritur në zbulimin e krimeve, numri i rasteve të vetëvrasjeve është ulur në krahasim me vitin e kaluar. Kemi rezultate shumë të mira në fushën e delikuencës së të miturve, dhunës në shkollë, etj., të gjitha këto arrijmë t’i parandalojmë përmes planeve speciale. Parandalimi është shumë i rëndësishëm në çdo aspekt, kështu që duke punuar së bashku me këshillat për parandalim në vetëqeverisjet lokale, këtu janë edhe mediat që ndihmojnë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në stabilitetin dhe sigurinë më të madhe.
Deri ku janë ndryshimet në Ligjin për komunikacion? Cilat do të jenë ndryshimet kryesore?
– Ne kemi formuar tashmë në kuadër të MPB-së një grup pune që duhet të punojë për ndryshimet në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor. Kemi disa qëllime që ia kemi caktuar vetes. Njëri prej qëllimeve është që të kemi harmonizim me Ligji për kundërvajtje dhe këtu ndryshimi kryesor do të ishte në fushën e politikës ndëshkuese, që do të thotë ulje të dënimeve në komunikacion për shkelje të caktuara, por natyrisht ne po mendojmë edhe për shtrëngimin e politikës ndëshkuese për segmente të caktuara. Pse, për shembull, statistikat nga kontrollet e shpeshta që ne kryejmë në segmentin e komunikacionit tregojnë se kemi një numër më të madh të njerëzve që drejtojnë automjetet me shpejtësi mbi të lejuarën, dhe së dyti, kemi njerëz që vozisin nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve. Këtu duhet të gjejmë përgjigjen e kësaj pyetje. Kemi njerëz që drejtojnë automjet të paregjistruara, dhe këtu dëshirojmë të përqendrohemi në përmirësimin ose shtrëngimin e dënimeve. Ky është një segment shumë kompleks. Këtu duhet të përfshihen më shumë institucione. Duhet të ndikohet shumë edhe edukimi i fëmijëve që në moshë të re për sjelljen në komunikacion, krijimin ose forcimin e asaj kulture të komunikacionit. Mirëpo, përmes këtyre ndryshimeve legjislative, unë do të doja të gjej mekanizma që do të kontribuojnë në një situatë më të mirë në fushën e komunikacionit. Tashmë ne po ndërmarrim masa aktive të kontrolli çdo ditë, në mënyrë parandaluese, etj. kontrollim e pjesës së komunikacionit – kjo jep efekte, por ne gjithashtu duhet të zvogëlojmë dënimet për ato segmente që duhet të harmonizohen me Ligjin për kundërvajtje. Çështja e motoçikletave do të diskutohet në veçanti. Këtu kemi një sjellje krejtësisht joserioze jashtë të gjitha rregullave të komunikacionit, mospërdorimi i helmetave mbrojtëse, gjegjësisht të a.q. helmeta për shoferë, tejkalim të shpejtësisë veçanërisht në zonat urbane dhe një sërë aktivitetesh të tjera. Këtu ndërmarrim masa edhe se si dhe në çfarë mënyre ta zgjidhim këtë problem. Do të shkohet në drejtim të sanksioneve më rigoroze, madje edhe marrjen e motoçikletave për drejtuesit më të pandërgjegjshëm, dhe çështja që ja tani është aktuale ose po hapet në mënyrël plotësuese, është ajo trotinetet elektrike që lëvizin nëpër rrugë për të gjetur një mënyrë për të rregulluar, ndërsa e gjithë kjo me qëllim që edhe ata të mbrohen, mirëpo të mbrohen edhe qytetarët. (koha.mk)