Shkup, 1 në nëntor – Të gjithë për të cilët kemi informacione, për të cilët kanë denoncime, për të cilët ka kërcënime serioze dhe kemi bërë vlerësim, se duhet të kenë sigurim, janë siguruar, u përgjigj sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve nëse sigurohen deputetët dhe konkretisht kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, i cili denoncoi kërcënime ndaj familjes së tij.
“Kryetari Mitko Jançev ka denoncim se kërcënohet. Niveli i kërcënimit të tij është patrullues. MPB-ja qëndron në dispozicion të secilit që kërcënohet të sigurojë mbrojtje përkatëse”, tha Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Agjencisë operative teknike Zoran Angellovski.
Përkujtoi se edhe Hristijan Mickovski ka marrë kërcënime dhe i janë dhënë shërbime të sigurisë si kryetar i opozitës.