Përcaktimi i lëshimeve formalo-juridike dhe parregullsive në aktet dhe procedurat, zbulimi i parregullsive sistemore, nxjerrja në pah e disfunksionaliteteve tek disa forma të caktuara të MPB-së, nxjerrja në pah e lëshimeve të qëllimshme gjegjësisht lëshimeve me vetëdije të veprimit të personave të përgjegjshëm në sistem, tregon Raporti i Grupit punues të MPB për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e RM-së.
Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në të cilën përmendi se Raporti i dorëzuar në media është një pjesë e përpunuar e raportit të plotë të grupit punues, i cili është i klasifikuar dhe në pajtim me dispozitat ligjore pozitive nuk ka qasje për përdorim të përgjithshëm. Ngjarjet e 27 prillit vërtetuan se sa kam qenë në të drejtë kur si ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Përzhinos kam deklaruar se policia duhet të departizohet, depolitizohet dhe dekriminalizohet. Sot si ish-deputet i cili ishte viktimë e policisë së tillë, akoma jam i bindur se kjo duhet të jetë detyrë primare”, tha Spasovski dhe theksoi se është i bindur se MPB ka kapacitete institucionale dhe të kuadrit që të ballafaqohet me situata më serioze se kjo.
Sipas tij ka qenë e dukshme se dikush e ka keqpërdorur pozitën e vet dhe me atë e ka mundësuar sulmin ndaj deputetëve dhe gazetarëve dhe porositi se për këtë, siç tha, akt të turpshëm duhet pasur përgjegjësi. Ministri shprehu respekt të veçantë ndaj guximit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të MPB-së të cilët më 27 prill në mënyrë më të ndërgjegjshme i kanë kryer detyrat dhe obligimet e tyre.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka edhe kapacitete institucionale dhe kadrovike që të ballafaqohet me shumë situata më serioze se kjo. Pohoj se nëse secili në mënyrë profesionale do ta kishte kryer punën e vet në kuadër të kompetencave të veta, asgjë prej ngjarjeve të 27 prillit nuk do të ndodhte”, potencoi Spasovski. Ministri Spasovski informoi se deri më tani janë marrë në pyetje rreth 180 të punësuar në MPB të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje, mbi 23 policë janë suspenduar, ndërsa janë ngritur mbi 45 procedura disiplinore. Spasovski tha se Raporti që sot do t’i dorëzohet Prokurorisë Publike Themelore në procedurë të mëtejme.