Shkup, 20 janar – Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në shtetin tonë, Hasan Mehmet Sekizqok, në të cilën ishte konfirmuar mbështetja turke për Maqedoninë e Veriut në NATO dhe BE integrimet.
Në takimin, siç informojnë nga Pres-shërbimi qeveritar, bashkërisht është konstatuar progres në marrëdhëniet mes të dyja shteteve, veçanërisht në sferën e ekonomisë, arsimit, mbrojtjes, kulturës.
Bashkëbiseduesit kishin shfaqur angazhimet për avancimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, për motivimin e investimeve të reja turke në vend dhe për rritjen e këmbimit tregtar, i cili edhe tani është në nivel të lartë, duke pasur parasysh se Turqia është në mesin e dhjetë shteteve me të cilat Maqedonia e Veriut ka shkëmbim më të madh tregtar.
“Si Qeveri jemi të angazhuar veçanërisht drejtë zhvillimit ekonomik të shtetit. Pas zgjidhjes së të gjitha çështjeve të tjera të rëndësishme për vendin, me përkushtim punojmë në zhvillimin e sferave të cilat janë me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët, siç është ekonomia. Mbetemi të përkushtuar në të gjitha iniciativat për lehtësimin e bashkëpunimit në këtë plan mes dy shteteve tona. Dhe veçanërisht jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë në realizimin e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe progresin në eurointegrimet”, bëhet e ditur në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar pas takimit.
Në takim ishte vlerësuar se me anëtarësimin e plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, krijohen mundësitë për bashkëpunim më të afërt mes të dyja shteteve në sferën e mbrojtjes dhe drejtë prioriteteve të përbashkëta në kuadër të Aleancës. Ishte shprehur edhe angazhimi i përbashkët për luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e paqes në shtetet dhe botë. (koha.mk)