Shkup, 20 dhjetor 2017 (MIA) – E mbështesim të drejtën e protestën, por e dënojë çdo sulm ndaj policisë për shkak se ky është edhe sulmi mbi Republikën e Maqedonisë, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, lidhur me incidentin e djeshëm në Tabanoc në të cilin u lëndua një polic gjatë protestës së VMRO-DPMNE-së.
“Goditja e policëve do të thotë goditje mbi Republikën e Maqedonisë. Institucionet duhet të funksionojë dhe anasjelltas nëse një nëpunës policor e shkel ligjin edhe ai duhet të bart përgjegjësi. Këtë policët mirë e dinë, me atë që edhe kontrolli i brendshëm vepron në mënyrë efikase me lëndët, ndërsa për llogari të kësaj edhe qytetarët do të duhet të sillen sipas rregullave dhe dispozitave”, theksoi Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas përurimit të stacionit të ri policor në Gjorçe Petrov.
Ministri tha se askënd nuk do të pengojë që të protestojë në Republikën e Maqedonisë, por kjo duhet të realizohet në bazë të ligjit dhe të realizohet me nder ndaj njerëzve të cilët, siç tha, çdo ditë kujdesen për sigurinë tonë.