Shkup, 5 mars – Ruta e Ballkanit Perëndimor edhe pse me intensitet më të vogël ende është e aktive, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në brifigun diplomatik të Iniciativës rajonale për emigrim, azil dhe refugjatë – МАRRI Friends Meeting.
“Fatkeqësisht pas mbylljes zyrtare të rutave, u paraqitën numër i madh kontrabandistësh të emigrantëve dhe më shpesh emigrantët janë viktima të të njëjtëve, dhe jo rrallë herë janë viktima edhe të tregtisë me njerëz. Kjo problematikë është prioritet në agjendën e MPB, ndërsa kuptohet edhe në agjendën e BE-së dhe të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Spasovski.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor BE-në e identifikon si portë hyrëse të emigrantëve. Gjatë vitit 2015 dhe në gjysmën e parë të vitit 2016 midis 800.000 dhe një milion persona kanë kaluar tranzit nëpër Maqedoni, me ç’rast rreth 200 prej tyre kanë kërkuar azil në vend.
“Nëse merret parasysh se gjatë kësaj periudhe kemi diçka më shumë se 200 kërkesa për azil, me siguri mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë ishte dhe mbetet vend për transit. Destinacioni kryesor i këtyre personave janë vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore”, tha Spasovski.
Theksoi se mbetet detyrimi i autoriteteve qeveritare t’ju sigurojmë mbrojtje adekuate ndërsa janë në territorin e vendit dhe në përputhje me vendimet ligjore t’ju ofrojmë ndihmë adekuate.
Kujtoi se vendi intensivisht punon në përgatitjen e zgjidhjeve cilësore në Ligjin për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, si dhe në Ligjin për të huajt, me çka janë marrë parasysh përcaktimet nga legjislacion evropian, si dhe praktikat më të mira nga vendet anëtare të BE-së.
Duke e marrë parasysh atë se autorët e veprave penale vazhdimisht i ndryshojnë mënyrat e tyre të veprimit, për shkak të rritjes të cilësisë është formuar Njësia ndërkombëtare për mposhtjen e emigrantëve kontrabandë dhe trafikimit me njerëz, me të cilën është bërë lidhje e drejtpërdrejtë midis MPB-së dhe Prokurorisë publike, me qëllim përpunim më të shpejtë të rasteve të lidhura me trafikimin e njerëzve.
Drejtoreshë aktuale në MARRI është Tamara Mugosha. Ajo tha se është përgatitur baza e përbashkët e të dhënave për emigrim legal, përmes së cilës vendet nga MARRI do të kenë pasqyrë për lëvizjet e njerëzve në atë territor, para se gjithash do të ketë pasqyrë për migrimin ekonomik.
MARRI është iniciativa e vetme rajonale mbi çështjet e migracionit ku anëtare janë gjashtë qeveri nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia, Shqipëria, Bonja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Themeluar në kontekst të Paktit për stabilitet për Evropën Juglindore në vitin 2004, MARRI është transferuar nën pronësinë rajonale në vitin 2008.