Ministri i Punëve të Brendshme këto ditë pritet të emërojë dy kryeshefat e policisë së Tetovës që u shkarkuan ditë më parë nga posti. Spasovski ishte decid se nuk do të lejojë sjellje të tillë të zyrtarëve policor por nuk tregoi saktë se cilat kanë qenë gabimet e Nevair Shabanit, kryeshef i SPB-Tetovë dhe Berat Murati, kryeshef i policisë kriminale.
Ai tha se po bëhen analiza se kush është i përshtatshëm për të zëvendësuar eprorët e SPB Tetovë dhe të Krim-Teknikës në mënyrë që të shmangen problemet dhe incidentet e tilla në polici në të ardhmen. /SHENJA/