Spasovski: Policia gjatë arrestimit të deputetëve ka vepruar sipas ligjit

17

Shkup, 29 dhjetor – Policia gjatë arrestimit të deputetëve më 28 nëntor të vitit 2017 lidhur me  ngjarjet në Kuvend më 27 prill  ka vepruar  mbi bazën e urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe policët kanë vepruar në pajtim me autorizimet ligjore, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai u përgjigj në lidhje me këtë nëse do të ketë përgjegjësi komanduese pasi Avokati i Popullit konstatoi se kur u arrestuan të tre deputetët, është shkelur e drejta e imunitetit të deputetit dhe parimi i prezumimit të pafajësisë me Rregulloren për mënyrën dhe veprimin e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.

Spasovski thotë se ai i referohet ligjit, e jo rregullores, pasi që ligji është një akt më i lartë sesa rregullorja dhe nuk mundet rregullorja të derogojë (pezullojë) Ligjin ose Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Comments are closed.