Shkup, 4 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një publikim në Fejsbuk falënderoi policinë për angazhimin në përballjen me zjarret.
“Një proverbë e vjetër thotë se heronjtë njihen përmes vështirësive. Duke i pasur parasysh dy ditët e kaluara mund me zemër të pastër të them se jam krenar me policinë. Ajo përsëri ishte në radhët e para të luftës, këtë herë me stuhinë e zjarrit, bashkë me zjarrfikësit tanë, armatën, policinë pyjore, qytetarët tanë. Do të doja posaçërisht të falënderoj të gjithë ata, pa dallim se a janë pjesë e patrullave të policisë, nga forcat speciale të policisë, nga policia kufitare, pavarësisht nga cili stacion policor vrapuan për ndihmë, duke treguar solidaritet të fuqishëm me kolegët dhe me qytetarët … të gjithë ishin në krye të detyrës!”, shkroi Spasovski.
Ai theksoi se falë profesionalizmit të tyre, aftësive të ndërtuara, qetësisë dhe sakrificës, arrijnë që situatën ta vendosin nën kontroll.
“I falënderoj sepse kush e di për të satën herë e vendosën sigurinë dhe mirëqenien e të tjerëve para asaj individuale, që dëshmuan se çka nënkupton në praktikë të jesh në shërbim të qytetarëve, sepse edhe një herë në vepër dëshmuan se SIGURIA e QYTETARËVE ËSHTË PRIORITET I PËRBASHKËT!”, theksoi Spasovski.