Shkup, 5 nëntor 2018 (MIA) – MPB i ndërmerr të gjtiha masat e nevojshme lidhur me incidentin e djeshëm me tifozët në Tetovë, ka deklaruar ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Për tifozët të cilët brohoritnin porosi nacionaliste në Tetovë, në kuadër të SPB Tetovë ndërmerren masa edhe në pjesën e njërës apo grupit tjetër. Sot dhamë detyrë të posaçme në pjesën e prevenimit që të punojmë me dy grupet e tifozëve. Nuk guxojmë të lejojmë konfliktet e tyre që përmbajnë gjuhë të urrejtjes të jenë përditshmëri në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Spasovski.
Në rrjetet sociale, dje ishin shpërndarë inserte ku dëgjohen këngë të grupit të tifozëve “Ballistë” ku është vërejt gjuhë e urrejtjes dhe thirrje për dhunë, ku ka pasur edhe hedhje të gurrëve dhe shisheve nëpër kafiteri të mbushur me mysafirë.
Një ditë më parë, nëpër rrugët e Tetovës kanë kaluar pjesëtarë të grupit të tifozëve “Vojvodë” të cilët kanë shënuar 30 vjetorin dhe poashtu kanë përdorë fjalë ofenduese gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë sot poashtu e dënoi ashpër incidentin e djeshëm në Tetovë.