Spasovski – Petroviq: Me mikun Mali i Zi ecim në rrugën si aleatë në NATO dhe anëtare të ardhshme të BE-së

18

Shkup, 10 korrik – Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive Nexhad Mehmedoviq, sot u takua me përfaqësues të Shoqatës së malazezëve në vendin tonë, të kryesuar nga kryetari Boris Popivoda, si dhe ambasadoren e Malit të Zi Marija Petroviq.

Spasovski, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, përfaqësuesve të Malit të Zi ua uroi Ditën e shtetësisë, 13 Korrikun, me dëshirën për vazhdimin e marrëdhënieve fqinjësore, si dhe vazhdimin dhe përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik.

Në takim, Spasovski e vlerësoi si pozitiv angazhimin dhe bashkëpunimin e Shoqatës së malazezëve në drejtim të avancimit të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, dhe dërgoi urime deri te ambasadorja Petroviq, për punën e saj të suksesshme dhe kontributin e veçantë në përmirësimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Popivoda, në emër të Shoqatës së malazezëve në vendin tonë, kryeministrit Spasovski i uroi dhuratë duke e përshëndetur kontributin për krijimin e kushteve për pjesëmarrje në Bashkësinë e konceptit qytetar të shtetit, në të cilin edhe ata si bashkësi përzemërsisht marrin pjesë dhe e mbështesin.

Comments are closed.