Shkup, 9 korrik – Për tre vite kemi ndërtuar më shumë se 300 kilometra kanalizim atmosferik në të gjitha komunat në shtet, ndërsa Jurumleri është vendi i vetëm i banuar në vendin tonë dhe në rajon që ka marrë rrjet inovativ vakuum fekal kanalizues, tha kryeministri, Oliver Spasovski pas inspektimit të punëve ndërtimore të kanalizimit vakuum në Jurumleri, së bashku me kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.
Ai në deklaratë për mediat theksoi se madje edhe në rrethana të jashtëzakonshme, Qeveria me sukses e ka zbatuar strategjinë afatgjate për ndërtimin e infrastrukturës, e cila do të mbetet edhe për gjeneratat e ardhshme.
“Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk i pengoi investimet kapitale. Në kundërshtim me këtë, projektet kapitale kanë vazhduar me realizimin dhe atë me dinamikë të shpejtuar. Po ndërtojmë infrastrukturë për të gjithë, në rrethana të jashtëzakonshme, duke i respektuar masat për mbrojtje”, tha mes tjerash, Spasovski.
Jurumleri, tha ai, është vendi i vetëm i banuar në vend dhe në rajon që më në fund ka marrë rrjet inovativ vakuum fekal kanalizues.