Shkup, 16 prill – Kryeministri Oliver Spasovski pasdite, përmes video-fjalimit, tregoi se prej sot është në izolim shtëpiak. Nga shtëpia e tij do t’i kryejë obligimet e punës, ndërsa Qeveria theksoi, do të funksionojë pa ndërprerë.
Në lidhje me Pashkët, Spasovski apelon të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe t’i respektojmë rekomandimet që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
Spasovski është në vetizolim pas rekomandimit të epidemiologëve, sepse ka pasur kontakte me kryetarin e komunës së Kumanovës, Maksim Dimitriev, i cili është pozitiv me Kovid-19.
Sipas tij, përhapja e koronavirusit është në korrniza të së priturës. Analiza tregon se vendi lëviz sipas skenarit të projektuar të kontrolluar, pa zgjerim të jashtëzakonshëm të lartë të rasteve të reja. Nga ana tjetër rritet numri i personave të shëruar.
Gjatë Pashkëve apelon të gjithë të tregojnë përgjegjësi, qetësi, t’i sigurojnë ushqimet e nevojshme dhe nevojat për periudhën kur tërësisht do të kufizohet lëvizja nga dita e premte në orën 16 deri të martën në orën 05 të mëngjesit. (koha.mk)