Shkup, 20 dhjetor – Për nevojat për përshpejtim të procesit reformues dhe ballafaqimin me sfidat lidhur me sundimin e së drejtës, korrupsionin dhe krimin e organizuar, me fokus në korrupsionin e nivelit të lartë, si dhe për perspektivat dhe përgatitjet për kryesimin e ardhshëm të Finlandës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, diskutuan sot pjesëmarrësit e konferencës, “Bisedojmë dhe veprojmë në rrugën drejtë BE-së” në organizim të “Progres Institutit për demokraci sociale” dhe fondacionit “Kalevi Sorsa” nga Finlanda.
Qeveria e re, është e hapur për proceset reformuese, e përfshin opinionin dhe sektorin joqeveritar në krijimin e politikave për qeverisje më të mirë, por megjithatë ajo duhet më shumë të fokusohet në zbatimin, e jo në sjelljen e strategjive dhe ligjeve, ishte një prej vërejtjeve të pjesëmarrësve.
Aleksandra Kërzhalovska nga QMBN theksoi se në raportet e KE-së, asnjëherë nuk kanë qenë problematike ligjet dhe strategjitë e miratuara, problematik ka qenë zbatimi i tyre.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski theksoi se sado që të tingëllojë si klishe Qeveria është dashur të sjellë strategji për sfera të ndryshme, sepse nuk janë lënë udhëzime të tilla për veprim nga ajo paraprake siç tha është orientuar thjeshtë drejtë strategjisë për ndarjen e parave të qytetarëve jashtë vendit.
Theksoi se në pjesën e luftës kundër korrupsionit në funksion është Komiteti kombëtar për luftë kundër korrupsionit, si sistem i konsoliduar mes institucioneve, përmes të cilit mund të ketë këmbim të shpejtë të informacioneve edhe në fazën e hershme të detektohen procedura të caktuara.
“Tashmë kemi shtatë raste në të cilat është ngritur përgjegjësi, ndërsa gjatë periudhës së ardhshme do të ketë edhe shumë raste të tjera. Do të kemi momente interesante për opinionin, për sektorin joqeveritar dhe për të gjithë ne, me të cilat do të tregojmë se kemi luftë të qartë kundër korrupsionit”, theksoi Spasovski.
Më pak mundësi për punë, shtoi ai ka në pjesën e hetimeve financiare, sepse nuk ka pasur sistem të zhvilluar për veprim dhe kjo nuk ka qenë rast vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë në rajon. Më pak i mbuluar është segmenti për luftë kundër krimit kibernetik. Edhe këtu, tha, Spasovski, duhen më shumë përpjekje.