Shkup, 4 korrik – Mund të keni ide, projekte, koncepte, procedura të përsosura, por çka nga e gjithë kjo kur edhe në vetë bazën kemi harruar që të investojmë në njerëz, dhe jo vetëm në aftësitë, profesionalizimin ose ekspertizën e tyre, por edhe në sjelljen, mendimin e tyre profesional dhe në botëkuptimin e tyre etik.
Këtë mes të tjerash, e theksoi ministri i Punëve të Jashtme Oliver Spasovski në fjalimin e tij me rastin e fillimit me punë të punëtorisë dyditore për planifikimin dhe menaxhimin me integritetin, në kuadër të Programit për ndërtimin e integritetit të policisë që zbatohet në bashkëpunimin e përbashkët të Qendrës së Gjenevës për kontroll demokratik të forcave të armatosura dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Secila reformë ka qëllimin e saj. Por asnjë reformë nuk mund të arrijë deri te qëllimi i dëshiruar nëse nuk mbështetet në supozimet përmbajtësore për zbatimin dhe operacionalizimin real të saj. Në qendër të këtyre supozimeve, gjithmonë gjendet faktori njeri ose resursi njeri – ata që duhet t’i realizojnë detyrat e dhëna, ata për të cilët ekzistojnë vetë reformat”, tha Spasovski.
Ai shtoi se pa ekzistimin ose ndërtimin e integritetit personal dhe profesional humbet kuptimi, gjegjësisht esenca e çfarëdo lloj aktiviteti shoqëror – kredibiliteti dhe serioziteti i tij.
Sipas tij, plotësisht është e kuptueshme se pse në periudhën e kaluar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ishte vendosur që të riafirmohen synimet për krijimin e bazës cilësore të standardeve dhe vlerave të reja të cilat do të jenë në funksion pikërisht të vendosjes në nivel më të lartë të integritetit profesionist të të gjithë të punësuarve në ministri.
“Integritet që nga njëra anë do të garantojë efikasitet më të madh dhe ligjshmërisë konsistente në punë, ndërsa nga ana tjetër do ta respektojë dinjitetin dhe cilësinë profesionale të të punësuarve tanë”, theksoi Spasovski.