Shkup, 11 janar – Opinioni në Maqedoni duhet të dinë se “27 Prilli” nuk mund të përsëritet në asnjë moment, kështu porositi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski nga Radovishi, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a mund të eskalojë situata para votimit final të ndryshimeve Kushtetuese, gjegjësisht se a mund të përsëritet “27 Prilli”, raporton Koha.
“Qytetarët duhet të jenë të sigurtë, institucionet funksionojnë dhe çdo kush pa dallim se a është anëtarë i ndonjë partie politike, qytetarë, i cili ka për qëllim që të merrë pjesë në prishjen e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, e porosisë që të heq dorë nga ai qëllim. Në jemi fortë të përkushtuar që të ruhet rendi kushtetues dhe të mbrohen institucionet e sistemit”, ka theksuar Spasovski.
Ai pret që deputetët në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë të kenë kapacitetin e mjaftueshëm dhe të sjellin vendimin, siç u shpreh ai, të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit. (Koha.mk)