Spasovski nga Sofja: Bashkëpunimi i ndërsjellë është imperativ për siguri efikase kombëtare

Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe partneriteti sot, në këtë moment aktual është imperativ pa të cilin është e pamundur të pretendohet për siguri kombëtare efikase në pikëpamje të formave të reja dhe të dëmshme dhe formave të kanosjes me të cilat ballafaqohemi jo vetëm ne këtu në rajonin tonë por edhe në Evropë dhe në botë.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pres konferencën e përbashkët të ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencën ministrore kushtuar bashkëpunimit në luftën kundër ekstremizmit që në organizim me MPB bullgare dhe Institutin Ndërkombëtar Republikan u mbajt sot në Sofje.

“Takimi ynë i sotëm në Sofje e pati pikërisht këtë qëllim, bashkërisht të bisedojmë për çështje aspak naive, të cilat i ndajmë në mënyrë të barabartë si sfida reale, edhe në mënyrë të veçantë edhe në atë rajonale dhe kuptohet përmes këmbimit të përvojave dhe ideve të vijmë drejt bazave reale mbi të cilat do ta bazojmë bashkëpunimin tonë të mëtejmë”, tha midis tjerash ministri Spasovski.

Në dy panelet e hapura debatuese, Spasovski ka folur për konceptet për parandalimin e ekstremizmit, si edhe rreth përvojave në bashkëpunimin ndërkombëtar, para së gjithash me Departamentin amerikan të shtetit, si shembull pozitiv për sendërtimin e kapaciteteve të institucioneve në ballafaqimin me paraqitjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Spasovski u përqendrua në çështjen rreth rëndësisë së mjediseve lokale në detektimin e hershëm dhe parandalimin e ekstremizmit, veçanërisht përmes prizmës së përvojave tona me përfshirjen e këshillave lokalë për parandalimin e ekstremizmit.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, ministri Spasovski është përqendruar edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar si faktor thelbësor në ballafaqimin e suksesshëm me sfidat veçanërisht duke e theksuar rolin e Departamentit amerikan të shtetit, para së gjithash përmes Programit për luftë kundër terrorizmit (ATA).

Në margjinat e konferencës ministrore, Spasovski ka realizuar takim të përbashkët pune me homologun bullgar Mlladen Marinov, ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Romina Kuko. (koha.mk)