Kryeministri teknik Oliver Spasovski njoftoi në profilin e tij në Facebook se testi i koronavirusit që ai e bëri është negativ, por që mbetet në vetizolim në shtëpi derisa të merr rekomandimet nga epidemiologët, shkruan gazeta KOHA.
“Sapo mora rezultatet e testit të sotëm Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam simptoma, dhe derisa të marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të qëndroj në izolim në shtëpi”, ka shkruar Spasovski në FB.
Ai uron një rikuperim të shpejtë për të gjithë ata që përballen me virusin dhe u bën thirrje të gjithëve që të zbatojnë masat, siç thotë ai, për të mundësuar që sistemi i kujdesit shëndetësor të ruajë kontrollin mbi grupimet ku ndodhin raste të reja të sëmundjes. (koha.mk)