Kavadar, 29 qershor – Në shtet përgjegjësi duhet të ketë për secilin, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në komentin për rastin të cilin gazetari Branko Geroski e parashtorn në shkrimet e tij për gjoja reketin nga ana e personave me pseudonime, informon Koha.mk
“Dëshiroj t’ju bind edhe juve edhe opinionin se gjithçka që do të kërkohet nga Ministria nga ana e Prokurorisë, e cila dje informoi se është rast i hapur, ne do të jemi këtu që të mund t’i sigurojmë të gjitha dëshmitë materiale dhe të ndriçohen të gjitha këto raste. Kjo është mirë, të kemi hapje të secilit rast, jo vetëm nga gazetarë dhe institucione, por edhe nga qytetarë. E tërë kjo me qëllim, që të gjithë së bashku të përfshihemi në mënyrë masive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si sëmundjet ndër më të mëdha në shoqëri”, tha ministri.
Këto janë sëmundje, shtoi ministri, të cilat i shkatërrojnë perspektivat dhe vendet e punës.
“Pasi korrupsioni është diçka me të cilën nuk ka përparim. Duhet t’i ndalemi në rrugë, pa dallim prej ku vjen. Posaçërisht korrupsionit nga strukturat e larta të pushtetit, ish pushtetit, gjithkund. Pasi në atë mënyrë dërgohet porosi e qartë se në shtet përgjegjësi duhet të ketë për secilin. Pa dallim nëse është në funksion ose është qytetar i rëndomtë”, tha Spasovski. (koha.mk)