Berovë, 17 shtator – Në vijim është procesi historik për Republikën e Maqedonisë dhe në momente historike çdo individ duhet të sillet në mënyrë serioze, porositi sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në tribunën “PËR Maqedoninë evropiane” që mbahet me qytetarët e Berovës.
Ai i siguroi banorët e Berovës se më 30 shtator do të kemi referendum të suksesshëm dhe se do të jepet porosi e qartë nga qytetarët se pranojnë që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së.
“Qytetarët më 30 shtator do ta zgjedhin përbërjen e përbashkët të të gjitha opsioneve në Maqedoni në të kaluarën dhe ai tani është qëndrim i të gjitha partive politike të cilat e përbëjnë shumicën qeveritare, se qytetarët duhet të deklarohet në referendum lidhur me marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe për integrimet e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO”, tha ministri Spasovski.
Theksoi se ky proces është i pandalshëm dhe se do të vazhdojë më tej për realizimin e synimit shekullor të maqedonasve.
“Unë me të vërtetë jam i gëzuar që jo vetëm unë, por të gjithë ne qytetarët e Maqedonisë në këtë periudhë jemi në një situatë të realizimit të ëndrrave tona të kamotshme dhe ajo është Republika e Maqedonisë të jetë shtet i pavarur dhe anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Prej këtu u bëj thirrje të gjithëve edhe mediave edhe qytetarëve të përfshihemi dhe së bashku të japim mbështetje ndaj integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, porositi Spasovski nga Berova.