Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë zbuluar 40 të punësuar të cilët kanë pasur diploma të falsifikuara të fakultetit, deklaroi ministri Oliver Spasovski në emisionin “Klik-Plus” në TV 21.
Këto persona, sipas Spasovskit, kanë mbërritur edhe deri në funksione të rëndësishme në MPB, por, pas zbulimit janë shkarkuar dhe kundër tyre është ngritur kallëzime penale.
Kallëzimet penale, siç tha ministri i Punëve të Brendshme, janë ngritur edhe deri te fakultetet të cilat i kanë dhënë ato diploma.
Në kontekst të debatit aktual për ndryshimet kushtetuese në Kuvend dhe pohimet për kërcënime ndaj deputetëve, ministri Spasovski tha se deri më tani asnjë deputet nuk ka denoncuar çfarëdo shkelje të ligjit. Por, thotë se ka denoncime nga persona udhëheqës në partinë opozitare VMRO-DPMNE, dhe anëtarë të të njëjtës parti.
Në emisionin e TV 21 Spasovski tha se edhe se kërkohet amnisti për ish udhëheqësinë e opozitës dhe siç thotë për njerëz të tjerë të cilët janë me interes për ata.