Shkup, 7 korrik – Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit Mundemi në NJZ 2, Oliver Spasovski në takime me banorët e Mateçit, Vaksincës, Opajës dhe në rajonin e Likovës e potencoi përkushtimin e fuqishëm të zhvillimit të barabartë rajonal dhe të zhvillimit si në hapësirat e qyteteve ashtu edhe ato rurale dhe kujdesin për të gjithë qytetarët.
“Ndihmën sociale e rritëm për 300 për qind dhe vazhdojmë, do të ketë ndihmë më të madhe sociale për 34.000 amvisëri. Mbi 33.000 fëmijë të moshës shkollore marrin shtesë fëmijërore për 65.000 fëmijë. Paralajmërojmë ndërtim të 777 banesave sociale për nevojat e njerëzve, përderisa Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja kujdesen për nevojat e Nikolla Gruevskit, i ndanë njerëzit dhe sunduan me frikë, regjim dhe vjedhje”, tha Spasovski, ndërsa ne ndërtojmë dhe i dërgojmë paratë te qytetarët”,theksoi Spasovski.
Ai theksoi se në këtë rajon, për infrastrukturë rrugore, pushteti qendror ka investuar gjashtë milionë e njëqind mijë euro për rrugën Opajë-Ballakoc-Stançiq – kufiri me Kosovën dhe për rindërtim të rrugës rajonale Mateç-Likovë.
Ai porositi se LSDM dhe koalicioni kujdesen për të gjithë dhe këtë qytetarët e shohin.
“E kemi mbështetjen e të gjithëve dhe për këtë bashkë vazhdojmë në rrugën e drejtë. Rrethoni numrin 3 më 15 korrik që të vazhdojë kujdesi për të gjithë”, bëri thirrje Spasovski në Likovë.
Banorët e pritën Spasovskin me fli, ushqim tradicional për mjedisin e tyre, si shenjë e respektit.