Shkup, 2 korrik – Jemi fuqimisht të përkushtuar në zhvillimin e barabartë rajonal në mjediset urbane dhe rurale dhe në zhvillimin e veprimtarive ekonomike në rajonet. Në Çuçer Sandevë degë më e zhvilluar ekonomike është bujqësia. Një pjesë e madhe e juaj këtu merren me bujqësi dhe ta dini kur themi ekonomi të re zhvillimore, mendojmë edhe në bujqësi moderne, evropiane. Në Program obligohemi për mbështetje vjetore financiare prej 200 milionë eurove, për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Obligohemi për naftë të gjelbër 100 për qind të subvencionuar, tërësisht falas, për të gjithë bujqit, deri në fund të mandatit (deri në vitin 2024). Obligohemi për dyfish më shumë para për kthim të tatimit personal për bujqit, të vazhdojmë rrugës së drejtë, theksoi bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski.
Ai theksoi se perspektivat evropiane që i hapëm, sjellin të ardhme të sigurt dhe më shumë para për qytetarët e shtetit tonë, e me atë edhe për bujqit.
Gjatë takimeve u bisedua edhe për realizimet e kryera gjatë tre viteve të kaluara.
“Ne për këto tre vite mundësuam mbështetje të përgjithshme, të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë në bujqësi në shumë rekorde historike prej mbi 430 milionë eurove. Subvencionet janë më të mëdha, të rregulltat, i paguam edhe subvencionet e mbetura nga koha e pushtetit të regjimit, i cili ju ndante, nënçmonte, shantazhonte për para të shtetit që ju takojnë me ligj. Ripërtëritja e regjimit është rrezik, koalicioni Mundemi siguron të ardhme të sigurt për të gjithë, prandaj ta rrumbullakësojmë numrin 3 në zgjedhjet e 15 korrikut”, bëri thirrje Spasovski në Çuçer Sandevë.