Spasovski: MPB-ja nuk ka regjistruar shkelje serioze gjatë procesit të votimit

11

Shkup, 17 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka uruar qyetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë ditë votimi e kaloi kaloi në atmosferë të qetë, ashtu siç i ka hije një shteti demokratike dhe të lirë.

“Më lejoni që në radhë të parë të uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë ditë votimi e cila kaloi në në një atmosferë të qetë, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik dhe të lirë. Prej të gjitha rasteve të paraqitura deri tani MPB-ja nuk ka regjistruar shkelje më të rënda të procesit të votimit”, u shpreh Spasovski.