Kumanovë, 15 korrik – Kryetari i Qeverisë dhe bartës i listës së koalicionit “Mundemi” në Njësinë Zgjedhore 2, Oliver Spasovski, ka votuar në vendvotimin në Shkollën Fillore “Hristijan Todorovski Karposh” në Kumanovë.
Pas votimit ai theksoi se është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin dhe si Qeveri kanë treguar se mund të organizojnë zgjedhje korrekte, demokratike dhe të lira në kushte të krizës së rëndë serioze shëndetësore, të pandemisë.
“Zgjedhjet janë të sigurta për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ai tha se duhet t’i jepet mirënjohje Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, sepse kanë vendosur protokolle me të cilat garantohet votimi i sigurt nga aspekti i shëndetit të qytetarëve të cilët në kushte të tilla lirshëm mund të dalin, ta shprehin vullnetin e tyre dhe siç potencon, në bazë të vendimit të shikohet se ku do të lëvizë shteti në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.