Shkup, 26 qershor – Bartësi i listës në njësinë zgjedhore 2, Oliver Spasovski pasdite u takua me të rinjtë në komunën e Shkupit, Gjorçe Petrov, ku paralajmëroi mbështetje edhe më të madhe për të rinjtë.
Spasovski tha se në Programin e LSDM-së parashikojnë kthim të tatimit personal për të gjithë të të punësuarve të rinj deri në moshën 29 vjeçare në dy vitet e para.
“Paratë do të shkojnë direkt në llogari të të rinjve. Ne, të rinj të nderuar jemi për Maqedoni inovative. Obligohemi në Programin e LSDM-së se do të krijojmë mes në të cilin të rinjtë do ta forcojnë frymën sipërmarrëse, inovacionet dhe kreativitetin. Do të vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri e cila nxit respektimin e talentëve dhe aftësive. Shumica prej nesh janë orientuar ndaj punës në IT sektorin. Në Program obligohemi në shtetin digjital, udhëheqëse ballkanike e digjitalizimit. Ndërtojmë infrastrukturë digjitale që do të na e çojë shtetin mes shteteve konkurruese dhe moderne, Kjo është koha e revolucionit të ri digjital me çka kurset koha dhe paratë e qytetarëve me çka i dërgojmë sportelet në histori”, tha bartësi i listës Spasovski, në takim me të rinjtë në Gjorçe Petrov, duke paralajmëruar kushte evropiane për jetë dhe standard evropian të jetës në shtetin tonë, theksoi Spasovski.