Shkup, 21 qershor – Republika e Maqedonisë nuk mund të klasifikohet si destinacioni i fundit në lëvizjet e emigrantëve, por është vetëm korridor për personat refugjatë, por kjo gjithsesi nuk e përjashton obligimin dhe nevojën nga miratimi i rregullativës ligjore gjithëpërfshirëse, cilësore dhe të bazuar në pikëpamje të mbrojtjes ndërkombëtare dhe juridike, porositi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në sesionin e dytë të Grupit të punës 4 – Drejtësi, liri dhe siguri (Kapitulli 24) me temë “AZIL – mbrojtje të përkohshme dhe ndërkombëtare.
“Pikërisht për shkak të kësaj nga fillimi i dekadës, më saktë nga viti 2003 e këndej problematika e azilit pati trajtim të vetin institucional dhe normativ, me ç’rast duke filluar nga përpjekjet tona eurointegruese me rëndësi imperative ishte vendosja e rregullativës e cila qëndron mbi të gjitha standardet juridike ndërkombëtare dhe do të harmonizohet në tërësi me praktikat juridike të Bashkimit Evropian”, theksoi Spasovski.
Sipas ministrit Spasovski, bëhet fjalë për kornizë juridike cilësore, e bazuar mbi respektimin e rregullativës vendore ekzistuese por edhe mbni obligimet tona të dala nga përpjekja de deklaruar për integrim të plotë në BE. Kjo, kornizë juridike, tha ai, duhet, në periudhën që është para nesh, të rezultojë me miratimin e një sërë aktesh nënligjore dhe të tjera të cilat duhet të sigurojnë efikasitet dhe funksionalitet institucional të ligjit, implementim të tij sistemor, veprim shumë institucional, por edhe rritje të shkallës së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Lidhur me temat në kontekstin e jashtëm të krizës së refugjatëve dhe azilit si mbrojtje e përkohshme dhe ndërkombëtare, fjalime të tyre patën profesorët Blerim Reka dhe Tërpe Stojanovski, ndërsa në konferencë ishin prezantuar edhe propozim rekomandimet siç është nevoja nga vendosja e mënyrës efikase të evidentimit dhe regjistrimit të emigrantëve dhe ndërmarrjen e masave për pranim më human dhe trajtim me grupet e rrezikuara në qendrat e pranimit.