Spasovski: Lidhja infrastrukturore është kyçe për zhvillimin e Ballkanin Perëndimor

3

Londër, 24 shkurtKryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi sot se projektet infrastrukturore janë nga rëndësia kyçe për zhvillimin e rajonit dhe theksoi se lidhja rrugore, hekurudhore dhe e gazit janë nga rëndësia e veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për Maqedoninë e Veriut janë të rëndësishme projektet infrastrukturore, siç është Korridori 8 i cili është pjesë e korridorit panevropian. Korridori 8 do ta lidhte lindjen dhe perëndimin dhe ky është një prej projekteve strategjike të vendit tonë. Nuk ekziston pjesë e atij korridori, i cili e përfshin edhe komunikacionin hekurudhor dhe të cilin ne nuk do ta bëjmë”, theksoi Spasovski në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor në Londër, në organizim të BERZH-it.

Ai shfaqi siguri se në atë mënyrë do të vendosen lidhje të mira mes Detit Adriatik dhe Detit të Zi, duke e përfshirje lidhjen mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Siç theksoi, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për Maqedoninë e Veriut është ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, i cili është pjesë e korridorit veri-perëndimor dhe përfundimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për shkak të përfitimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

“Me rëndësi është lidhja e Shkupit dhe Prishtinës, sepse Kosova është një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë së Veriut, duke e pasur parasysh se vitin e kaluar kemi pasur rritke të këmbimit deri në 30 për qind, ndërsa kjo mjaftueshëm tregon se duhet të kemi lidhje të mira për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik. Kjo nuk është mirë vetëm për vendin tonë, por edhe për tërë rajonin”, ka thënë Spasovski.

Gjithashtu, ai deklaroi se është shumë me rëndësi të ndërtohet vendkalim i përbashkët mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne filluam me sistem me një sportel në komunikacionin rrugor mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojmë me këtë në fushat e infrastrukturës hekurudhore, sepse infrastruktura në këtë pjesë është e mirë edhe përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, sqaroi kryeministri Spasovski, duke përkujtuar në “on stip shop” mes dy vendeve në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc.

Spasovski shtoi se është me rëndësi të bëhet interkonektim i gazit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dy kompanitë të cilat merren me gazin tani më kanë filluar aktivitete për përgatitjen e planeve, gjegjësisht 60 kilometra infrastrukturë të gazit në Greqi dhe 60 kilometra në Maqedoninë e Veriut, që do t’i lidhë dy shtetet. Është e nevojshme të vendosim korridore të reja të gazit në rajonin tonë”, konkludoi kryeministri Spasovski.

Comments are closed.