Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, deklaroi sot se kursimi i energjisë elektrike në Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) është nga shtatë për qind deri në 33 për qind, gjegjësisht në vitin 2021 kursimi është pothuajse 9 milionë denarë, në vitin 2020 gjithsej 45 milionë denarë, ndërsa si bazë është marrë viti 2017.
“Ne si kryesi e Ministrisë së Punëve të Brendshme monitorojmë vazhdimisht nevojat dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të reja që do të kontribuojnë në shfrytëzimin racional të energjisë elektrike dhe burimeve të energjisë për përfshirje aktive në uljen e nevojave gjatë një krize potenciale energjetike. Uniforma blu funksionon për një ambient të gjelbër”, shtoi Spasovski.