Shkup, 21 korrik – Ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në mëngjes, në profiling e tij në Fejsbuk shkroi se krimi për një vit është ulur për 10,8 për qind.
“Nëse I krahasojmë periudhat janar-korrik 2020 dhe muajt e njejtë të këtij viti, kriminaliteti është ulur për 10,8 për qind. Sipas analizave tona, shkalla e kriminalitetit në 100 mijë banorë tani është 569 vepra, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njejtë 630 vepra në 100 mijë banorë, ndërsa kjo tregon proaktivitet të shtuar të policisë. Gjithashtu vërehet ulje e krimit lidhur me drogën dhe mjetet narkotike, armët, emigracionin illegal por edhe gjurmimet pas fletë arresteve”, shkroi ministri Spasovski.