Spasovski kërkon nga Antikorrupsioni t’i hetojë akuzat e VMRO-DPMNE-së kundër tij

Shkup, 13 gushtMinistri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deri tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka dorëzuar kërkesë që të analizohet tërë rasti lidhur me gjoja involvimin e tij në investimin e kompanisë në Kumanovë për çka e akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat ai tani më i përgënjeshtron dhe me qëllim, siç tha, të konfirmohen faktet.

Sipas tij, qëllimi i serisë së dezinformatave, gënjeshtrave dhe  të pavërtetave të dhëna periudhën e fundit nga ana e partisë politike VMRO-DPMNE, është që të diskreditohet personaliteti i tij për gjoja pjesëmarrje në hapjen e një biznesi në Kumanovë, investim i ri në kompaninë Pink petrol.

“Unë me përgjegjësi dua të them se këto janë absolutisht gënjeshtra dhe dezinformata, të cilat i kam përgënjeshtruar që në ditën e parë. As unë, as ndonjë anjëra i familjes time nuk ka pjesë në këtë ose në cilën do kompani tjetër as në shtet, as jashtë shtetit, as sot, as në të kaluarën, absolutisht në asnjë moment. Edhe përderisa VMRO-DPMNE-ja, partia e cila e shkatërroi Maqedoninë për 11 vite me radhë bën thirrje që të vendoset procedurë para Komisioni antikorrupsion, unë nuk bëj thirrje, ja erdha sot vetë dhe dorëzova shkresë me kërkesë që të analizohet tërë rasti i involvimit, gjendja ime, prejardhja e pronës time, e familjes time dhe të konfirmohen argumentet dhe faktet për atë që nuk guxon të lejohet të manipulohet me opinionin dhe në një moment të tillë të kryhet diskreditim të një personi”, ka thënë Spasovski.

Konsideron se kjo nuk mund të jetë standard as në shtet, as në politikë dhe se me aktin e tij dëshiron të jetë nxitje për secilin që të dalë dhe ta kërkojë drejtësinë, të mundemi, thotë, të gjithë së bashku të kontribuojmë ndaj funksionimit të drejtësisë. Shfaqi pritje se Komisioni për antikorrupsion do ta zbardhë tërë rastin.

Në pyetje të gazetarëve sqaroi se personi me të cilin është lidhur në këtë rast dhe që është i biri i pronarit të kompanisë, është i punësuar në MPB, por nuk është këshilltar i tij dhe nuk punon në kabinetin e tij.