Shkup, 29 gusht – Kemi vullnet të fuqishëm politik dhe ndërgjegjësim të zhvilluar publik për luftë intensive dhe të vazhdueshme kundër krimit të organizuar edhe në këtë kontekst, me mbështetje dhe bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, punojmë në zhvillimin e standardeve efikase juridike dhe krijim të institucioneve të specializuara për shuarjen e këtij lloji të krimit, si dhe për këmbim më të shpejtë dhe më efikas të informacioneve në bazë bilaterale dhe multilaterale, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën në temë “Krimi i organizuar dhe korrupsioni si kërcënime globale të sigurimit” të organizuar nga ana e Programit alumni të Qendrës evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall” dhe Asociacioni i Alumni të Maqedonisë së Veriut.
Ministri theksoi se bota moderne, nuk ka kurrfarë dileme se krimi i organizuar transnacional është real, kërcënim objektiv, me potencial të madh për të shkaktuar implikime serioze të sigurisë, kombëtare, ashtu edhe globale të sigurisë.
Potencoi se, seria e ndërhyrjeve reformuese që ndërmerren në dy vitet e fundit, duke filluar nga reformat në shërbimet e sigurisë e deri në propozimet normative në sferën e gjyqësisë, kanë për qëllim jo vetëm të na zhvendosin nga pika e vdekur në të cilën shteti ishte për dhjetë vjet, por njëkohësisht të jetë shtytë e fuqishme për vazhdim të mëtutjeshëm të reformave në të gjitha institucionet.