Shkup, 28 mars -Në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike, Ministria e Punëve të Brendshme parashtroi padi penale kundër katër personave për shkatërrim të kallamit dhe për uzurpim të brigjeve të liqenit në Strugë.
Ministri Oliver Spasovski në përgjigje të pyetjes së deputetëve, tha se padi penale është parashtruar kundër një personi për uzurpim të pronës së patundshme të shtetit dhe për vepër penale shkatërrim i të mirave nga mbrojtja e përkohshme.
Lidhur me prerjen ilegale të kallamit janë parashtruar dy padi penale – për kryesin dhe për porositësin. Është parashtruar padi penale edhe kundër një inspektori të MMJPH sepse nuk i ka konstatuar faktet se ka djegie dhe shkatërrim të kallamit dhe uzurpim të asaj pjese të liqenit. Spasovski tha prej se MPB ka parashtruar padi penale kundër inspektorit, ai ka parashtruar padi kundër një kryesi të panjohur për rastin e njejtë.
“MBP edhe më tej do të vazhdojë të luftojë pa kompromis kundër cilit do kryes të këtyre aktiviteteve ilegale. U bëj thirrje shërbimeve kompetente inspektuese t’i kryejnë kompetencat e tyre ligjore për mbrojtje të rariteteve natyrore, të mirave natyrore dhe, në përgjithësi, pronës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sepse lëshimi i cilit do shërbim, plotësisht i inkurajon këto struktura kriminele të cilat dëshirojnë në mënyrë kriminele të uzurpojnë tokë jashtëzakonisht atraktive në brez të mbrojtur. Do të vazhdojmë edhe më tutje që për çfarëdo lloj të keqpërdorimit të mundshëm, të sanksionohen në mënyrë adekuate”, tha Spasovski. (koha.mk)