Shkup, 8 prill – Kaluam shumë momente të rënda dhe trazira në 27 vitet e kaluara.Me lidership të mençur dhe politika të mençura, të bashkuar dhe të përkushtuar arritëm t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe trazirat. Të gjitha sukseset të cilat i kemi arritur pasi u bëmë anëtare e KB-së ishin falë punës sonë të përkushtuar, të punës së përbashkët dhe unitetit të popullatës, shkroi kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e shënimit të 27-vjetorit të pranimit të vendit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Të mbetemi të bashkuar,të fuqishëm dhe të përkushtuar edhe në këto momente të vështira. Edhe kjo do të kalojë. Të besojmë në kapacitetet dhe aftësitë tona. Ta bëjmë rrezikun nga virusi korona të jetë fitore i dijenisë sonë, i profesionalitetit të institucioneve tona të solidaritet të popullit tonë”, porositi Spasovski.
“Sot, më 8 prill shënohen 27 vjet nga pranimi i vendit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Në vitin 1993, ishim pranuar në OKB nën referencën e përkohshme Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Sot shënojmë 27-vjetorin e anëtarësimit të plotfuqishëm në OKB si Republika e Maqedonisë së Veriut.
Anëtarësimi në OKB i ndihmoi shtetit tonë që të vendosë themelet në skenën ndërkombëtare, si shtet i pavarur dhe autonom, dhe si pjesë e barabartë e familjes ndërkombëtare të popujve.
Në fjalimin hyrës në KB, Presidenti Gligorov i vendosi themelet e vlerave tona dhe i hartoi prioritet tona më të rëndësishme në politikën e jashtme, në të cilën edhe sot jemi të përkushtuar dhe të cilat pa pushim i realizojmë.
Presidenti Gligorov theksoi se me pavarësimin dhe anëtarësimin në KB “kurorëzohet përpjekja disa shekullore e popullit maqedonas dhe lufta e tij 130-vjeçare për liri dhe shtet të pavarur”. Njëherit, ai tha edhe se “për ne qëllimi më i lartë paraqet realizimi i të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtat e etniteteve dhe grupeve etnike të cilat jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Ai sot është atdheu i popullit maqedonas, i shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, vllehve dhe përfaqësuesve të nacionaliteteve të tjera. Në atë frymë do ta përforcojmë Ballkanin në fqinjësi të mirë dhe miqësi”.
Kjo asnjëherë nuk ka qenë më saktë se sot, kur jemi të bashkuar, që të arrijmë suksese të përbashkëta dhe t’i tejkalojmë trazirat momentale. Përkushtim ynë në konceptin “Një shoqëri për të gjithë” ndihmoi që të përforcohet kohezioni social dhe të konfirmojmë se të gjithë jemi të barabartë dhe kemi mundësi të njëjta në vend pa dallim të gjinisë, fesë dhe përkatësisë etnike.
I mbyllëm të gjitha çështjet me fqinjët. Nuk kemi çështje të hapura dhe jemi vendi i vetëm në Ballkan që mund ta thotë atë. Njëherit, treguam shembull për të tjerët se me diplomaci dhe dialog , me mirëkuptim dhe tolerancë, mund të zgjidhen çështjet më të hidhura dhe të fitohen miq dhe aleatë të rinj. Ne në mënyrë aktive e mbështesim dhe zhvillojmë bashkëpunimin rajonal që të jetë në funksion paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve në rajonin tonë.
Themelet e politikës sonë të jashtme janë të forta dhe të pandryshuara, prej kur ishin theksuar nga Presidenti Gligorov më 8 prill të vitit 1993 gjatë pranimit në OKB, dhe bazohen në “Kartën e Kombeve të Bashkuara: përforcimi i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si parakushte për botë më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë”.
Siç tha Presidenti Gligorov, në vitin 1993,”Republika e Maqedonisë dëshiron dhe është e gatshme që ta japë kontributin e saj në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare sipas rezolutave të Këshillit të Sigurisë, në interes të paqes dhe të sigurisë”.Sot, kur jemi vendi i 30-të anëtar i NATO-s, në mënyrë të barabartë do ta japim kontributin bashkë me aleatët tanë në aleancën më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë.
Njëherit, Gligorovi e theksoi edhe qëllimin e dytë, “Republika e Maqedonisë si shtet evropian synon të bëhet anëtare e Bashkësisë së popujve evropianë”. Në mars të këtij viti, BE-ja solli vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut që t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Union. Jemi në rrugë të duhur që ta realizojmë edhe këtë qëllim strategjik me interes për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë.